Ja çfarë ka ngelur nga zjarri i frikshëm që ‘mbërtheu’ dje Shëngjinin, ku duket se dëmet janë të mëdha.

Siç shihet dhe nga videot e siguruara nga gazetari Elidon Ndreka, disa hotele dhe banesa, janë djegur nga flakët, që kërcënuan seriozisht jetën e banorëve të kësaj zone.

Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, të pallogaritshme janë dhe dëmet në mjedis. Pisha të tëra janë shkrumbuar si dhe bimësia përreth kësaj zone, ndërsa ende në kodër ka vatra të vogla zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: