Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë mëngjes në fshatin Cakran, Fier, ku dy nxënës të shkollës së mesme “Mustafa Hoxha” u përfshinë në një konflikt të dhunshëm. Policia e Fierit bën të ditur se rreth orës 08:30, gjatë një përleshje mes dy bashkëmoshatarëve, shtetasi B.D., 17 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin Y.Xh, i cili është nxënës po në këtë shkollë.

Pas ngjarjes, shtetasi Y.Xh. u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia lokale ka reaguar shpejt dhe ka mundur të kapë dhe të shoqërojë shtetasin B.D. për veprime të mëtejshme hetimore. Po ashtu, autoritetet kanë sekuestruar thikën e përdorur si provë materiale.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij incidenti, dhe do të merren masa në përputhje me ligjin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb