Pjesa e parë mes Atalantës dhe Sasuolos, kishte 2 gola, por kishte dhe një sherr masiv, i cili ka pushtuar fushën për 4 minuta.

Në fundin e pjesës së parë, ka qenë Berardi, ai që ka nisur gjithçka, duke goditur një kundrështar me kokë. Aty pothuajse janë përfshirë të gjithë lojtarët, të cilët kanë qenë pjesë e këtij sherri.

Kanë ndërhyrë pjesëtarët e stafit dhe arbitrat, për të qetësuar disi gjakrat. Ndërkaq i vetmi që u ndëshkua me të kuq, ishte Domeniko Berardi.//PanoramaSport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb