SHKODËR

Një i ri ka mbetur i plagosur në qytetin e Shkodrës. Gazetari i “BalkanWeb”, Senad Nikshiqi raporton se dy të rinj janë përplasur me thikë mes njëri-tjetrit dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.



Gjithashtu burimet brenda spitalit i konfirmuan “BalkanWeb” se i riu, Igli Pallosha ndodhet në gjendje të  rëndë për jetën. Ai ka marrë disa plagë në pjesën e barkut.


Ngjarja ka ndodhur në qendër të Shkodrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb