Një sherr i madh me grushte ka ndodhur brenda sallës së gjyqit, në një gjykatë e Ohajo. “Daily Mail” raporton se kanë qenë dy djem që kanë sulmuar vrasësin e nënës së tyre, në momentin që ai ka qenë gati të dënohej nga gjykata.

Mediat kanë publikuar edhe momentin tronditës së sherrit në sallën e gjyqit. Vrasësi 62-vjeçar, Dale Williams, kishte vrarë 46-vjeçaren Elizabeth Pledger-Stewart.

Fëmijët e viktimës kanë dashur të hakmerren ndaj vrasësit, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: