Këngëtarja Beverley Knight ka kaluar momente të vështira, pasi është ndjerë keq gjatë teksa performonte në skenë. Ngjarja ka ndodhur në Londër, në Royal Albert Hall gjatë një koncerti bamirësie për fëmijët në nevojë, që transmetohej nga BBC. 43-vjeçarja ishte duke kënduar këngën e Whitney Houston, ‘I Will Always Love You’, ndërsa për një moment është ndjerë keq dhe nuk ka mundur të marrë dot frymë.

Në videon e publikuara nga ‘Daily Mail’ shihet sesi këngëtarja ia bën me shenjë punonjësit të sigurisë që të vijë ta ndihmojë, ndërsa ky i fundit i ka shkuar menjëherë për ndihma, pak para se ajo të humbiste ndenjat.

Menaxheri i Beverley Knight ka shpjeguar se këngëtarja u ndje keq, pasi gjatë kohës që qëndroi në prapaskenë ishte në një dhomë shumë të nxehtë, gjë që i shkaktoi asaj gjendje të fikti më pas në skenë. Mësohet se pas disa minutash gjendja shëndetësore e këngëtares është përmirësuar, pas nivelit të ulët të sheqerit në gjak dhe më vonë u rikthye në skenë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb