Nga Afrika e Jugut vjen kartoni i kuq më “idiot” i vitit. Gjatë ndeshjes mes Cape Town City dhe Highlands Park (sfida përfundoi në barazim 1-1), sulmuesi vendas Kermit Erasmus u tradhëtua nga nervat pas një ndërhyrje të gabuar të një prej rivalëve të tij.

Jo vetëm kaq, pasi kundërshtari po e pengonte të niste shpejt topin, ai e goditi atë. Përfundimi, karton i kuq kur ishin luajtur vetëm 18 minutat e para të ndeshjes. Video e këtij ndëshkimi po bën xhiron e botës dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale…
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb