Rei Manaj u kthye sërish në fushë për Albnaseten, duke luajtur si titullar në sfidën e fundit të Ligës 2 spanjolle. Skuadra e sulmuesit shqiptar fitoi me përmbysje 3-1 në fushën e Kordobas, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në elitën e futbollit spanjoll.

Në këtë ndeshje, Manaj nuk shënoi dhe kjo vetëm për faj të arbitrit, që nuk i akordoi një gol të rregullt. Me një goditje me kokë brenda zonës, topi preku shtyllën dhe dukshëm e kaloi më pas vijën fatale, por asnjë nga arbitrat në fushë nuk e pa një gjë të tillë, duke i mohuar sulmuesit golin e katërt për Albaseten. Gabimi i arbitrit konfirmohet edhe nga pamjet e ndeshjes që serviren nga La Liga 2.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: