Ndërsa e gjithë bota juventine është në pritje të mësojë në do të jetë i gatshëm apo jo për takimin e parë të çerekfinaleve të Champions League, Kristiano Ronaldo argëtohet duke luajtur futboll në shtëpi me një nga djemtë e tij, Mateon, i cili do të mbushë dy vjeç në qershorin e ardhshëm.

Në videon e postur në Instagram nga ana e CR7, që shfaqet si trajner, shikohet ylli i Juventusit t’i pasojë topin vogëlushit, i cili me këmbën e djathtë, po tregon se do të gjuajë vërtet mirë. Natyrisht, Mateo i vogël duket se ka trashëguar shumë nga fuqia goditëse e babait të tij të jashtëzakonshëm.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: