Tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë ka tronditur mbarë shqiptarët, duke shkaktuar dëme të mëdha, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

Gazetari i “BalkanWeb”, Osman Stafa, ishte këtë mëngjes në një pallat të dëmtuar në Durrës, prej ku solli pamjet e tmerrshme shkatërruese të shkaktuar nga tërmeti, lëkundjet e të cilit kanë vijuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë akoma.

“Mund të shkëputet nga çasti në çast pjesa e ballkonit të shtëpive të tyre. Pallati i ri dhe ai i vjetri janë ndarë tërësisht nga njëri-tjetri dhe banorë thonë se nuk kanë qëndruar këtu gjatë natës. Në këtë zonë, në lagjen 17 në Durrës nuk ka ardhur asnjë person për të parë nga afër situatën. Rrezikon ballkoni të bjerë poshtë, pasi shihet me sy të lirë”, tha gazetari, ndërsa realizoi dhe një intervistë me banoren e banesës së dëmtuar.

Si e kaluat natën?
Tërë natën në oborr me makinë, dil nga makina, shplodhur këmbët deri në 6 të mëngjesit. Në mëngjes kemi hipur për nevoja persona dhe i ka zënë gjumi dy vajzat. Në 7 e ca ra një tjetër dhe u trembën fëmijët, u llahtarisën, dhe dolëm sërish jashtë. Ka rënë komplet suvaja. Nëse bie një tërmet tjetër, banesa shembet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb