Ndonëse ishte një miqësore e konsideruar edhe si ‘vëllazërore’ Shqipëria u turpërua dje kundër Kosovës, pasi humbi me rezultatin e thellë 0-3.

Madje në fushë kishte vend edhe për spektakël, me Edon Zhegrovën i cili bëri një verpim ‘alla-Neymar’, duke mbajtur topin mbi qafë. Manovra e 19-vjeçarit ka bërë sensacion edhe në Serbi, aty ku gazeta ‘Kurir’ e ka raportuar me titullin: “Shikoni se si një lojtar i Kosovës turpëron Shqipërinë”.

serbet

Vetë futbollisti shqiptar me origjinë nga Kosova kërkoi falje pas ndeshjes, duke deklaruar se ai veprim nuk ishte për të nënçmuar Shqipërinë, por për të dhuruar spektakël.

Edon Zhegrova, Shqipëri-Kosovë 0-3 on Vidnews.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb