VLORË

Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla në qytetin bregdetar. Kanë qenë qytetarët ata që kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa më pas efektivët e Vlorës u vunë menjëherë në lëvizje duke bërë të mundur prangosjen e shtetasit me iniciale E.A.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një pistoletë.Goditet një tjetër rast për armëmbajtje pa leje dhe  lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit me qytetarët. Finalizohet operacioni i koduar “Bashkëpunimi” Sekuestrohet një pistoletë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sattiva që do shpërndahej në doza të vogla.Arrestohet në flagrancë autori.

Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuar nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po besojnë dhe denoncojnë në polici paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet, është finalizuar me sukses  një tjetër operacion i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e  paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni,  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme dhe narkotikëve  në DVP Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.A., 28 vjeç, banues në Vlorë.

28 vjeçari është denoncuar nga qytetarët se dyshohej që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla si dhe dispononte armë zjarri pa leje. Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e këtij shtetasi, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale përkatëse “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb