Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në vendin tonë, Durrësi është përmbytur.

Edhe pse rrugët janë mbuluar nga shiu, duket se rinia nuk pyet për motin e keq.

Siç shikohet në këto pamje, disa vajza të reja lëvizin pa problem, edhe pse shiu tanimë ka depërtuar te këpucët e tyre.

Madje, vajzat argëtohen e buzëqeshin me njëra-tjetrën dhe kalojnë në anën tjetër të rrugës pa probleme.

Prej disa orësh qyteti i Durrësit po përballet me përmbytje si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Uji vërshon rrugëve duke i kthyer ato në “lumenj”.

Rreth 50 cm ka arritur niveli i ujit në disa segmente të qytetit bregdetar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: