Të paktën 11 persona kanë përfunduar në spital me plagë të lehta pas keqfunksionimit të shkallëve lëvizëse në një metro në Turqi.

Ngjarja ka ndodhur në Izmir, ndërsa në një video të publikuar nga mediat turke duken qytetarët të cilët rrëzohen mbi njëri-tjetrin pasi shkallët ndryshojnë drejtimin e lëvizjes.

Teksa të lënduarit po marrin mjekim,  autoritetet kanë nisur një hetim lidhur me ngjarjen për të zbuluar detajet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: