ITALI– Policia italiane në Romë ka shkatërruar në bandë që merrej me trafikun e kokainës mes Shqipërisë-Italisë dhe Belgjikës. Në pranga janë vënë 7 persona, konkretisht shqiptarët Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë.

Operacioni i sotëm është kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe mediat italiane thonë se dy shqiptare janë arrestuar ne Shqipëri.

Sipas mediave, kreu i bandës ishte shqiptari Aleks Boci i cili me ndihmën e disa shqiptarëve rezidentë në Belgjikë organizonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në veri të Europës e më pas në Romë.

Kokaina trafikohej përmes portit të Anversës dhe pasi mbërrinte në Romë, lënda narkotike administrohej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini e Daniele Ferri.

Hetimet kanë dokumentuar rreth 160 kg kokainë të trafikuar në 8 rrugë importimi të saj nga Amerika e Jugut e vetëm 9 kg prej tyre janë mundur të sekuestrohen.

Hetimet kanë dokumentuar gjithashtu një përftimi prej 1 milionë e 600 mijë euro të kësaj organizate kriminale, prej të cilave janë vënë nën sekuestrim rreth 430 mijë euro.

Sipas hetimeve të investigatorëve italianë, një sasi e drogës ishte e destinuar për bosin mafioz të Ndraghetas Davide Perronace.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: