Shkëlzen Gashi shpërthen në kampionatin Amerikan duke shënuar një dy golësh për skuadrën e tij Kolorado Repids. Sulmuesi i Kombëtares ishte protagonisti kryesorë në barazimin 3me3 që ekipi i tij arriti në transfertë kundër Vankuverit.

Nëse goli i parë erdhi nga pika e bardhe e 11-metërshi i dyti ishte fantastik. Gashi kaloi fillimisht Koloradon në avantazh 1 me 2 në minutën e 57-të teksa ekzekutojë saktësisht nga pika e bardhe e penalltisë. Për ta bërë edhe më të bukur paraqitjen e tij në këtë ndeshje mjafton të shohim golin e shënuar në minutën e 75-të.

Gashi ishte perfekt në ekzekutimin e goditjes së dënimi duke dërguar topin në trekëndësh. As ky gol nuk mjaftoi për të marrë tre pikët pasi Vankuver barazoi sërish rezultatin në 3 me 3.

Pas 29 ndeshjeve të zhvilluara, Kolorado Rapids numëron 48 pikë duke u renditur në vendin e 2-të të Konferencës së Perëndimit, 5 pikë pas vendit të parë, por me 2 ndeshje më pak të zhvilluara. Me këto dy gola Gashi shkon në kuotën e 7 realizimeve në këtë sezon.


(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: