FC Zurich fitoi me rezultat 1-0 kundër AEK Larnaca në Europa League dhe Benjamin Kololli, mesfushori me origjinë shqiptare, i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës, ishte autori i golit që i dha tre pikët zvicerianëve. Por një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në momentin që Kololli po festonte golin e tij.
Ai ka shkuar për të festuar golin me tifozët e ekipit në kohën kur 26-vjeçari ka rënë në një gropë të stadiumit, që ndodhej prapa reklamave. Megjithatë Kololli e ka vazhduar ndeshjen deri në fund dhe si duket nuk është lënduar nga kjo rënie e tij.
(n.b/BalkanWeb)