SHKODËR

Shkrirja e strukturave të Partisë Socialiste në Shkodër, lajm që u pohua 2 ditë më parë nga koordinatori i PS në Shkodër, deputeti Arben Pëllumbi, ka sjellë reagimin e ish kreut të Partisë Socialiste të Shkodrës Ndue Dodaj.

Dodaj thekson se me këtë vendim është shkelur statuti i PS-së. Sipas tij të deleguarit e partisë i kanë vlerësuar ardhjet e krerëve të partisë në Shkodër, si kalim kohe e jo detyrë për të ndihmuar e zgjidhur vështirësitë me plane e punë konkrete.

Në 16 nëntor do të organizohen zgjedhjet për delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste nga anëtarësia sipas parimit një anëtar, një votë.

Dy ditë më parë në mbledhjen e drejtuar nga deputeti Arben Pëllumbi, të deleguarit e Ramës u përballën me kritika e akuza kryesisht për çështjen e punësimeve në Shkodër.

Gazetar: Senad Nikshiqi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb