Një automjet është shkrumbuar totalisht në autostradën Tiranë-Durrës, por fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Maminas. Gazetari Shkëlzen Hankoja bazuar tek burimet policore, raporton për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që zjarri të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë, të cilat po hetojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb