SHKODËR- Një banesë dy-katëshe është djegur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në qendër të qytetit, pranë ish-Poliklinikës.

‘BalkanWeb’ mëson se flakët janë përfshirë katin e dytë, i cili ishte i pabanuar si dhe katin e parë ka shërbyer si pub.

Banesa në Shkodër
Banesa në Shkodër

Sakaq, në vendin e ngjarjes shkuan 3 zjarrfikëse dhe efektivet e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve, pasi përmasat e tij ishin të mëdha. Sakaq, ende nuk dihen arsyet e zjarrit të rënë.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: