TIRANE- Një aksion rutinë i policisë së Tiranës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka zbuluar një drejtues mjeti që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe në sens të kundër të qarkullimit. Siç njofton policia e Tiranës në rrjetin social “Facebook”, ngjarja ka ndodhur në Sauk.
Fatmirësisht, forcat e policisë e kanë evidentuar rastin në kohë, duke parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë, për shkak të lëvizjes së mjetit kundravajtje.
Pasi ka ndaluar mjetin, policia ka bërë kontroll në makinë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka rezultuar me normë të lartë të alkolit të konsumuar. Pas ngjarjes, uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariatin numër 1 shtetasin Edison Sallaj.
Sakaq, Policia e shtetit ka publikuar videon në rrjetin social “Facebook”, ndërsa bashkangjitur shkruan:
“1.14 mg/l. E pa pranueshme. Drejton mjetin ne gjendje teje te dehur, qarkullon ne sensin e kundërt te levizjes duke rrezikuar jeten e tij dhe te perdorueseve te rrugës”.
(BalkanWeb)