INDI-Shirat e furishëm kanë sjellë përmbytje të mëdha në veri të Indisë, duke shkaktuar deri tani 13 viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Si pasojë e vërshimeve të mëdha të ujit dhe rrëshqitjeve të dheut, autostrada që lidh Manali me Leh është mbyllur për një periudhë të pacaktuar. Qeveria e Himachal Pradesh ka marrë masat e nevojshme për të ndihmuar banorët.

Shkollat janë mbyllur deri në një njoftim të ri. Në këtë video të bërë virale në internet, furia e ujit përpin një autobus turistësh në Manali!

Lumi që rrjedh buzë autostradës Chandigarh-Manali është frymë si pasojë e reshjeve të mëdha dhe ka përpirë autobusin që gjendej buzë lumit. Fatmirësisht në mjet nuk kishte asnjë person.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb