Ky episod eshte regjistruar në shkollën “Selim Alliu” të Peshkopisë i filmuar nga vete nxenesit.
Një mësuese ka nxjerrë para dërrasës së zezë disa nxënës dhe u qëllon atyre me një litar tek këmbët.

Nuk dihet arsyeja, por mesa duket një sherr mes nxënësve ka bërë që mësuesja të marrë këtë masë disiplinore.

Në fund të videos, mësuesja merr litarin dhe ia vendos në fyt një nxënësi dhe në këtë moment bashkëmoshatari i tij e shkëput filmimin nga frika. Mesuesja e denon nxenesin te qendroje para klases ne ate menyre.

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, policia ka ndaluar mësuesen nnga Dibra. Ajo është 27-vjeçarja Emanuela Datja me akuzën e keqtrajtimit të të miturve në ambientet e shkollës. Sakaq burime për News24, bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në muajin shtator, ndërsa është publikuar sot në rrjetet sociale dhe aktualisht mësuesja është në muajin e shtatë të shtatzanisë.

Policia bën me dije për News24 një tjetër version të ngjarjes, ku thekson se 27-vjecarja jepte mësim në lëndën e Matematikën në klasën e shtatë. Ndërsa i drejtohej klasës për nisjen e orës së mësimit, nxënësit ndodheshin në klasë duke zhvilluar orën e Fiskulturës, për shkak se jashtë kishte reshje shiu. Sipas policisë, mësuesja ka gjetur një nga nxënësit me litar rreth qafës e pasi e ka liruar, ka nisur t’u bërtasë fëmijëve të tjerë për veprimin e kryer.

(d.b/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: