Banorë të Unazës së Re janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nga policia. Lajmi është bërë denoncuar nga PD, e cila ka shpërndarë për mediat edhe video nga momenti kur forca të policisë kanë kryer shoqërimin e disa prej banorëve.


“Banorët e Unazës së Re njoftuan se janë shoqëruar ne polici disa nga zërat kryesore të protestës. Edhe në këto momente policia është atje, ndërsa gratë po mblidhen tek vendi i protestës.”njofton PD.



Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes ne fuqi të Kodit të ri penal që ka ashpërsuar nenin per bllokimin e rrugës, i cili parashikon deri në 3 vitesh burg për cdo person që bllokon rrugën fizikisht. Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ashpërsimi i këtij neni mendohet t’i japë zgjidhje edhe situatës në unazën e re ku prej muajsh banorët bllokojnë çdo pasdite rrugën në shenjë proteste kundër projektit të atij aksi.

(BalkanWeb)

Etiketa: