Kur goglat tregohen të pamëshirshme minimumi mund të trishtohesh teksa sheh që nuk ke asnjë shans për tu kualifikuar, ky është një rast klasik, por ka dhe raste kur shorti merret me sportivitet. Gjatë hedhjes se goglave, Grupi F ishte plotësuar me 3 ekipe: Barcelona, B.Dortmund dhe Inter, 3 ekipe për dy vende, ndërsa me interes shumë të madh pritej dhe kundërshtari i 4-ët, sigurisht të gjithë do dëshironin ta shmangnin këtë grup.

Shnajder dhe Peter Çeh zgjodhën ekipin e Slavia Prague për të kompletuar grupin, në këtë këto momente vëmendja ishte e gjitha tek përfaqësuesit e ekipit çek të cilët jo vetëm që nuk u trishtuan por qeshën pafund, sigurisht në kushte të tilla nuk i mbetej gjë tjetër…
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb