Newcastle ka dhuruar spektakël në Premier League, duke fituar 4-1 ndaj Manchester United. Tonali realizoi për “qymyrxhinjtë” në minutën e 24-të, ndërsa Garnacho vendosi ekuilibrat.

Në pjesën e dytë, vendasit morën situatën në dorë, duke shënuar 3 herë. Shkëlqen Barnes me dopietë, sakaq “tundi rrjetën” edhe braziliani Guimares.

Shumë pak për të thënë për United, në një ndeshje për t’u harruar. Newcastle renditet në vendin e katërt me 56 pikë, ndërsa ekipi i Amorim është në vendin e 14-të.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb