Barazim spektakolar 2-2 mes Arsenal dhe Liverpool, në ndeshjen e Premier League të luajtur në “Emirates Stadium”.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, teksa Saka i dhuroi avantazhin skuadrës së Artetës.

Van Dijk u kundërpërgjigj pak më vonë, duke vendosur ekuilibrat. Merino realizoi për Gooners në fundin e pjesës së parë, duke bërë që londinezët të shkojnë me avantazhin në xhep në dhomat e zhveshjes.

Goli i Salah në pjesën e dytë bëri që skuadra e Slot të mos dalë pikë nga ky takim. Arsenal është në vendin e 3-të, ndërsa Liverpool në vendin e dytë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb