Lazio nuk fal ndaj Torinos, teksa triumfoi 2-3 në Stadio Olimpico di Torino (Turin). Ekipi i Baronit mbylli pjesën e parë në epërsi, falë golit të Guendouzit. Diaz dyfishoi shifrat për lacialët, ndërsa vendasit u futën në lojë me Adams.
Në të 89-tën, Noslin thelloi shifrat për mysafirët. Goli i Coco-s në fund për Torinon nuk shërbeu përveçse, për statistikë.
Lazio renditet në vendin e gjashtë. Torino e sheh veten në vendin e katërt.
(J.S/BalkanWeb)