Vijon hapja e shkollave të kyçura në Shkodër, të cilat janë caktuar të shërbejnë si qendra votimi gjatë këtij procesi zgjedhor. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se është shpërthyer forcërisht shkolla “Ali Laçej”, në qytetin verior.

Siç mund ta shihni edhe në videon që sjell “BalkanWeb”, pavarësisht prezencës së policisë, një person ka këputur zinxhirin me forcë, duke bërë të mundur futjen e materialeve zgjedhore brenda.

Ish-shefi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Hivzi Bushati, është shprehur se ky është dhunim i institucionit, përdhosje, grabitje dhe dhunë.

“Në zbatim te dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, bashkia ka zgjedhur një vendim në ruajtje të aseve të saj. Futja me dhunë e materialeve zgjedhore quhet dhunim i institucionit, përdhosje e institucionit, grabitje dhe vjedhje. Ky është institucion edukimi, ndaj i kërkojmë policisë të kryejë funksionin e saj. Këtë e them si qytetar, por edhe si punonjës policie që kam qenë”, ka thënë Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb