SARANDË

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta reshje shiu dhe disa rrugë të qytetit të Sarandës janë përmbytur. Gazetarja e “BalkanWeb”, Shpresa Dine raporton se për shkak të reshjeve, pusetat nëpër rrugët e qytetit kanë shpërthyer dhe uji është shpërndarë në rrugë duke vështirësuar kështu lëvizjen e qytetarëve.

“BalkanWeb” sjell pamje nga situata e krijuar në qytetin jugor, ndërsa fatmirësisht raportohet se uji që ka dalë nga pusetat nuk ka shkaktuar probleme në banesa.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb