FIER

Pak minuta më parë në Portëz të Fierit ka shpërthyer një depozitë gazi. Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi raporton se shkak dyshohet të jetë bërë një defekt teknik.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm për dëme materiale.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: