Vullkani Taal në Filipine, në jug të kryeqytetit Manila, shpërtheu, duke nxjerrë avull në një lartësi prej më shumë se 2 km, njoftoi sot agjencia sizmologjike e vendit.

Taal, i vendosur rreth 70 km në jug të Manilës, është një nga vullkanet më të vegjël aktivë në botë dhe disa nga shpërthimet e tij të kaluara kanë prekur kryeqytetin dhe transportin ajror. Kreu i shërbimit sizmologjik, Teresito Bacolcol, e përshkroi shpërthimin si freatomagmatik, ku magma takohet me një xhep uji, duke prodhuar avull.

Vullkani ndodhet në një liqen të madh pranë qytetit Tagaytay, në Provinca Cavite.

“Ky shpërthim freatomagmatik ishte i kufizuar në ishullin e vullkanit. Ne po shqyrtojmë nëse hiri po bie në anën lindore, por ende nuk ka evakuim”, tha Bakolkol në telefon. Ai shtoi se niveli i gatishmërisë mbetet në nivelin më të ulët dhe se nuk ka raportime të menjëhershme për të lënduar.

Edhe pse lartësia e vullkanit arrin vetëm 311 metra, ai mund të jetë i rrezikshëm. Shpërthimi i tij në vitin 1911 mori jetën e mbi 1300 njerëzve.

Në janar 2021, mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi gazrat e lëshuar dhe shtëllunga e hirit arritën një lartësi prej 1 km

Një vit më parë, hiri dhe tymi nga Taal arritën një lartësi prej 15 km, duke rezultuar në mbi 100,000 njerëz. të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar probleme të shumta në kryeqytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: