Shqipëria do të luajë me uniformën e saj të dytë, atë krejtësisht të bardhë, në përballjen që do të nisë rreth 75 minuta më pas në kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik. Në videon e publikuar pak çaste më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit, shikohen uniformat të bëra gati, ndërsa te fanella e Elseid Hysajt, ndodhet shiriti i kapitenit, por edhe emblema e FSHF-së, të cilën shkodrani do ta shkëmbejë me atë islandeze, që do të mbahet nga kapiteni Aron Gunarson.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb