Shqipëria ndez Grupin H duke u futur në garë për një biletë në “Euro2020”. Fitorja ndaj Islandës përzien dhe një herë kartat me kuqezinjtë të cilët shpresojnë në një tjetër mrekulli, mbi të gjitha shpresojnë që “gjelat” e Deschamps të tregojnë egon e një ekipi Kampion Bote. Fati i Shqipërisë është i lidhur ngushtë me rrugëtimin e Francës, dy sfidat e radhës në Grupin H mund të jenë shumë përcaktuese të për mbajtur të gjallë ëndrrën europiane. Më 10 tetor, Shqipëria luan një tjetër sfidë jetike, udhëton në transfertë përballë Turqisë ndërsa Franca viziton në ishull Islandën. Tre ditë më pas Franca pret Turqinë ndërsa Shqipëria luan në transfertë përballë Moldavisë.

Pas fitores me shumë vuajtje të Turqisë kundër Andorrës, shpresat ishin të mëdha për një blof të tyre në transfertë përballë Moldavisë por Turqia jo vetëm që nuk vuajti por mori një fitore të pastër 0-4 me duke u katapultuar në majën e grupit H falë fitores në sfidën direkte përballë Francës. Tosun me një dopjetë e beri më të lehtë këtë fitore ndërsa Turuc dhe Yazici kompletuan “pokerin” e golave.

Në këtë grup çdo detaj, çdo gol mund të bëjë diferencën në fund. Franca pa shumë motivim ndaj Andorrës siguroi një fitore të pastër 3-0. Coman është futbollisti i momentin në formacionin e Deschamps teksa realizoi sërish ndërsa Griezmann me apo pa bashkëshorten në tribunë vijon të gaboj nga pika e bardhë e penalltisë. Lenglet dhe Ben Yedder kompletuan tripletën e golave.

Tabela Grupi H
Tabela Grupi H

Pas 6 ndeshjeve në Grupin H, Turqia renditet në vendin e parë me 15 pikë por aq sa Franca. Islanda pozicionohet në vendin e 3-të në kuotën e 12 pikë, tre më shumë se sa Shqipëria.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb