Sparta e Pragës nuk ka të ndalur as në kampionat, teksa ka mposhtur kësaj radhe Ceske Budejovicen në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Chance Liga në Çeki me rezultat 0-2.

Golin i dytë në këtë ndeshje u shënua nga sulmuesi anësor Ermal Krasniqi në minutën e 55-të. Shqiptari i Kosovës, shënoi një gol nga brenda zonës, që është i dyti në këtë kampionat për të.

Vlen të theksohet fakti se Krasniqi dhe Rrahmani u aktivizuan titullarë, ndërsa Tuçi u hodh nga stoli në minutën e 65-të. Për sa i përket Qazim Laçi, ai nuk u preferua, duke u la të pushonte nga trajneri. 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb