HOLANDË

Një djalë i ri nga Shqipëria, 20 vjeç u kap gjatë autostradës A16 të martën pasdite. Agjentët holandezë sekuestruan 160 mijë euro në automjetin që drejtohej nga shqiptari, e menjëherë dyshuan se ata janë para të ardhura nga ndonjë aktivitet i dyshimtë.

Shqiptari po ecte në anën jugore të autostradës në Romterdam, ndërsa bënte lëvizje të çuditshme. Duke marrë shkas nga kjo gjë, agjentët vendosën që ta ndjekin të riun.  Shoferi 20-vjeçar i Audit u ndal në Roterdam-IJsselmonde. Policia pa se shqiptari braktisi makinën dhe po kryente veprime aspak normale.

Policisë  i rezultoi se diçka realisht nuk shkonte siç duhet. Teksa shqiptari ndaloi Audin në një anë rruge, agjentët e kontrolluan mjetin dhe arritën të gjejnë në të sasinë prej 160 mijë eurosh, në një vend të fshehur. Menjëherë, shoferi u arrestua për pastrim parash, pasi ai nuk mundi të shpjegojë se ku i kishte marrë të hollat. Paratë dhe Audi u sekuestruan.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb