ITALI – Një 29-vjeçare shqiptare tentoi të vetëvritej ditën e sotme në qytetin e Torinos për arsye ende të paqarta. Ajo mbeti për gati një orë e varur nga pjesa e jashtme e dritares së Hotel Diplomatic në rrugën Cernaia, shkruan Repubblica.

Më pas me ndërhyrjen e zjarrfikësëve në bashkëpunim me policinë, arritën ta bindin 29-vjeçaren që ta ulnin në tokë. Pas tentativës së vetëvrasjes së shqiptares, në bazë të hetimeve paraparake, mendohet të ketë qenë shkak puna, megjithatë karabinierët po presin të qetësohet gjëndja për ta marrë në pyetje.

Alarmi u hap në orën 10:30 të mëngjesit pasi kalimtarët panë vajzën bionde me këmbë zbathur që rrinte tek parvazi i hotelit. Menjëherë poshtë vendit ku mund të hidhej shqiptarja, autoritetet vendosën një dyshek të madh.

Policia italiane po punon për verifikimin e shkaqeve që e shtynë shqiptaren në tentativë për vetëvrasje.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb