Anisa Musta ishte 18 vjeç kur shprehu dëshirën për të punuar. Siç tregon ajo për Trending e vetmja punë që mund të bënte asokohe ishte në call center.


“Sapo kam mbushur 18 vjeç kisha dëshirë të punoja. Mundësia e vetme që kisha ishte call center dhe pata një eksperinëcë të shkurtër, vetëm dy javë dhe nga ajo eksperinëcë kam vendosur të bëj një punë në fushën e biznesit”, shprehet Anisa.



Hapin e madh në jetë e hodhi në moshën 20-vjeçare. Edhe pse studimet i ndiqte për Administrim Publik, vendosi që të realizontë ëndrrën e saj që nuk kishte të bënte me këtë fushë.


Plani i saj mori jetë, Anisa “i preu shiritin” një biznesi që ka të bëjë me organizmin e eventeve.

“Në momentitn e parë kur vendosa të hy në këtë industri shumë njerëz habiteshin sepse nuk kishte shumë informacion. Para 5 viteve ofrova një shërbim që në Durrës nuk ekzistonte. Jemi shndërruar në lider dhe kushdo që ka hapur diçka të tillë mbrapa, na ka si një pikë referimi”, shprehet Anisa.

Por sa e vështirë është kjo punë për të?

“Mund të ketë edhe ditë kur rri deri në 48 orë pa gjumë, sepse përveç faktit që është lloji i punës, kam dëshirë të jem vetë në brendësinë e çdo detaji. Punoj shtatë ditë në javë, nuk kam asnjë dtë pushim. Jam gjatë gjithë kohës e angazhuar.

Koha e lirë?

Jam duke krijuar një kompani te re dhe merrem me atë, por edhe organizojmë evente të ndryshme që lidhen me bamirësinë. Anisa ka një këshillë për të gjithë ata që duan të nisin një biznes.

“Mos kini frikë. Unë nuk kisha thuajse fare mundësi financiare,. E nisa me një kredi, fillimisht 5 milionë lekë të vjetra dhe prej 5 vitesh investoj. Tani jam te kredia e 5 dhe tani nuk kam më frikë. Nëse jeni në një punë që nuk e pëlqeni lëreni dhe bëni diçka që u pëlqen. Ka pasur momente që edhe kam menduar ta lë, pasi ka vështirësi e kam sakrifikuar shumë, por nuk kam pranuar kurrë që të dorëzohem. Unë qëndroj gjithmonë pozitive dhe e di që do vijë dita që do shpërblehet lodhja. I kam dhënë vetes 5 vjet kohë atëherë kur e nisa, jam akoma në kohë dhe besoj që arrita ta realizoj atë që doja.”