E keni parë se si ka ndryshuar unaza nga 21 dhjetori deri te “Vasil Shanto”? Bashkia e Tiranës ka rehabilituar pas shumë vitesh Unazën e Mesme, me qëllim përmirësimin e sistemit të qarkullimit për automjetet dhe shtimin e korsive për biçikleta.

Në këtë segment janë ndërtuar korsi të dedikuara për biçikleta, si dhe janë riasfaltuar segmentet e amortizuara të Unazës së Mesme.

Projekti përfshiu ndërhyrjen dhe përmirësimin e disa kryqëzimeve si më poshtë:
– Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Myslym Shyri”
– Kryqëzimi i rrugës “Jordan Misja” me rrugën “Asim Vokshi”
– Kryqëzimi i bulevardit “Zogu I” me rrugën “Reshit Petrela”
– Kryqëzimi i rrugës “Arkitekt Kasemi” me bulevardin “Zhan D’Ark”
– Kryqëzimi i rrugës “5 Maji” me rrugën “Ferit Xhajko”
– Kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”
– Kryqëzimi i rrugës “Siri Kodra” me rrugën “Ferit Xhajko”
– Korsitë e biçikletave në blv. “Zhan D’Ark” dhe blv. “Gjergj Fishta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb