TIRANE

News24 ka rindërtuar skemën 3D të grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit.  Ky është momenti kur grupi kriminal i drejtuar nga Admir Murataj, zbarkon i armatosur në hyrjen juglindore të aeroportit të Rinasit që përdoret nga reparti zjarrfikës në raste avarie. Ora shënon 14.56 minuta. Furgoni me mbishkrimin hetimi tatimor afrohet tek rrethimi i jashtëm të aeroportit të vetëm në vend.

Në vetëm 60 sekonda me anë të një dare, ai arrin të presë drynin. Në kohë rekord grabitësit arrijnë të zhvendosin bllokun e betonit, të cilin e tërheqin me furgon pasi e lidhin me zinxhirë. Në vetëm 20 sekonda, furgoni, që rezultoi i modifikuar në pjesën e parme dhe I pajisur me targa të vjedhura, depërton brenda pistës dhe afrohet tek barku I avionit të linjës Tiranë Vjenë.

Në vetëm 2 minuta, nën kërcënimin e kallashnikovëve arrijnë të marrin shumën prej afro 10 milionë euro, të tre apo katër bankave të nivelit të dytë. Ata arrijnë të largohen duke përshkruar të gjithë pistën. sikurse shihet ne pamje grabitësit dalin në anën e kundërt prej nga hynë. Edhe në  dalje, përdorën të njëjtën teknikë, duke prerë rrethimin me tela. këtë veprim e realizojnë dy prej grabitësve, ndërsa nje I trete ruan me kallashnikov furgonin me para.

Skema spektakolare e grabitjes, realizohet në total në 4 minuta. Ata tentuan të largoheshin përmes urës së golit në Tapizë, ku edhe u përplasën me armë me policinë. nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë ai që mendohet si i grabitjes, një personazh problematik ne botën e krimit Admir Nikaj Murataj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb