TIRANË

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. H., mbrëmjen e djeshme duke udhëtuar nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe, kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve.



Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automjetit me të dhënat që ishte raportuar nga qytetarët.


Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)