Një tërmet i fuqishëm ka goditur Stambollin, duke “paralizuar” së paku për disa orë kryeqytetin turk.

Siç shikohet në video, qytetarët turq kanë ndjerë pasiguri në përditshmërinë e tyre.

Disa punonjës ndiheshin të frikësuar në zyra dhe janë përpjekur të qëndrojnë poshtë tavolinave të punës.

Ndërsa, në sfond dëgjohen të qara fëmijësh. Njerëzit shihen teksa shtrihen në rrugë, me qëllim që ndjejnë sa më tepër siguri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: