Gazetari Blendi Fevziu, ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, ndërsa tregon se video ka të bëjë me dokumente të Arkivës së Sigurimit të Shtetit .

Siç shprehet Fevziu Sigurimi i Shtetit për 20 vite ka përgjuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, edhe pse Rugova kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri, në atë kohë.

“Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, praktikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë, në kohën kur ndiqej. Kjo është një nga shembujt tipike si ndiqte. Dosja mban numrin 80.84, dhe është një dosje ndjekje. Ndiqej Ibrahim Rugova”, shprehet Fevziu.

Gjithashtu gazetari videon e publikuar e shoqëron me shkrimin: “E rrallë. Së shpejti në ‘Opinion’. Në Arkivat e Sigurimit të Shtetit gjendet dosja me dokumentet se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb