Në Itali ndeshjet nuk përfundojnë në fushën e lojës. Është një “sport” kombëtar që tifozët të vazhdojnë të flasin për to me javë të tëra, ndërsa polemikat dhe akuzat janë gjithmonë prezente. Aplikimi I sistemit “VAR” u pa si një risi që do të shuante të gjitha paragjykimet që më së shumti lidhen me Juventusin. “Zonja e Vjetër” akuzohet shumë shpesh për favorizime nga arbitrat dhe për t’i dhënë zemër të gjithë atyre që mendojnë kështu, ka menduar një episod me të vërtetë i dyshimtë në ndeshjen e fundit kundër Sasuolos që kampionët e Serisë A fituan 3-0. Në minutat e para, kur rezultati ishte ende 0-0, portieri Shezni ndërhyrri në dëm të sulmuesit vendas Djuricic.

Arbitri i pavendosur kërkoi ndihmën e sistemit “VAR” dhe më pas vendosi që loja duhet të vazhdonte, pavarësisht protestave të futbollistëve të Sasuolos. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, pork jo histori kthehet në një triller të vërtetë, pasi mediat italiane zbuluan se arbitrit i ishin ofruar pamjet e gabuara nga sistemi “VAR” dhe ai e kishte të pamundur të kuptonte se po i mohonte vendasve një 11-metërsh. Kaq është dashur që polemikat të ndizen përtej Adriatikut, ndërsa teknologjia në fushë, e cila do minimizonte gabimet, tashmë është kthyer sërish në qendër të akuzave.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb