Mançester Siti bie në Noruiç. Kampionët e Anglisë mposhten 3-2 në transfertë dhe humbasin edhe më shumë terren ndaj Liverpulit, që tashmë e sheh veten në +5 pikë nga ekipi i Pep Guardiolës. Në takimin që përfundoi pak çaste më parë, vendësit kanë qenë gjithnjë në kryesimin, ndonëse kanë vuajtur jo pak në minutat e fundit për të mbrojtur një sukses që do të mbahet mend gjatë nga tifozët.


Në minutën e 18-të Meklin do të çelte avantazhin për të zotët e shtëpisë, që do të dyfishonin vetëm 8 minuta më pas me Kantuell. Gjithsesi Siti do të rikthehet në takim pa u mbyllur pjesa e parë me golin e Sergio Aguerros. Por që nuk është ditë e mirë për kampionët kjo kuptohet në minutën e 50-të, kur një gabim foshnjarak i Otamendit në mbrojtje, bën që Puki ta çojë rezultatin në 3-1.


Siti do të nisë ofensivën në kuadratin e Krulit dhe do të krijoë raste pa fund, por do të shënojë vetëm me Rodrin në minutën e 88-të, atëherë kur ishte shumë vonë për të minimzuar dëmet e kësaj ndeshjeje. Mançester Siti do të mbetet në kuotën e 10 pikëve pas 5 javëve, ndërsa Liverpuli udhëheq me 15 pikë pas 5 fitoreve radhazi.


(Balkanweb)