MALESI E MADHE

Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj që shkoi për një vizitë në Malësinë e Madhe pas publikimit të një video-skandali ku i përfshirë ishte shefi i policisë së zonës Gruemirë, Berhan Bajrakurti që ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare, nuk iu shmang dot pyetjeve të gazetarëve.



Për rastin në fjalë ai tha se problemi më i madh që duhet zgjidhur për momentin është të gjendet denoncuesi, pasi nuk dihet kush është personi që ka bërë denoncimin për policin.


Keni thënë që fytyra e policëve do jetë edhe fytyra juaj…kështu ju kemi dëgjuar që nëse shihni policisë që nuk sillen mirë atëherë ai do jem unë…

Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve

Ju përfaqëson ai polic?

Leshaj: Cili polic?

Polici për të cilin ka një videoskandal…

Lleshaj: Ai është një i arrestuar nga polica e shtetit, i arrestuar që mbrëmë

Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncim familjes…

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë. Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin që nuk gjendet Kjo është pyetja kryesori që duhet të keni ju dhe ne bashkë, kush është denoncuesi?

Pse mbahet i arrestuar kur nuk gjendet denoncuesi?

Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial fakti që s’kemi është pyetja më e madhe që do ta sqarojmë shpejt

(m.a/BalkanWeb)