Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar mëngjesin e sotëm në Malësinë e Madhe, pas skandalit të publikuar një ditë më parë në media, ku shefi i policisë së zonës Gruemirë, Berhan Bajrakurti ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare duke i dërguar asaj video intime.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanËeb” se Lleshaj shoqërohet në këtë vizitë nga Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj dhe Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.
Nuk dihet se cilat do të jenë porositë e ministrit, por aktualisht ai ka qëndruar në institucionin e Bashkisë ku ka parashikuar një takim me këshilltarët.
ARRESTIMI PAS SKANDALIT
Policia e Shkodrës ka arrestuar dje një punonjës policie në Malesinë e Madhe, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 15-vjeçare.
Specialisti i policimit në komunitet në zonën Grumiere të Malësisë se Madhe, Berhan Bajrakurti u denoncua nga nëna e 15-vjeçares, e cila ka thënë se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën dhe ka kryer akte të turpshme. Gjithashtu ai e ka telefonuar vajzën dhe ka kryer biseda erotike përmes telefonit. Në media u publikua një video, ku polici shfaqej i zhveshur duke komunikuar me videokamer me 15-vjeçaren.
(m.a/BalkanWeb)