Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se ministrat e ekstremit të djathtë në Austri kanë dhënë dorëheqjen në masë. Ata u dorëhoqën menjëherë dhe në mënyrë masive.

Të gjithë ministrat nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë, anëtari më i vogël i qeverisë së koalicionit austriak, kanë dhënë dorëheqjen, njoftuan mediat austriake. Partia e Lirisë së Austrisë tha se do të tërheqë ministrat nga qeveria.

Qeveria austriake u trondit nga një video-skandal, ku protagonist ishte deputeti  Heinz-Christian Strache, që përfitonte donacione ruse. Kurz tha se i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme, pas skandalit, ku nënkryetari dhe kryetari i Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë (FPO), dha dorëheqjen dhe zhyti Austrinë në krizë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb