AUSTRI

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka bërë thirrje që vendi të mbajë zgjedhje të reja pas dorëheqjes së deputetit të goditur nga skandali, Heinz-Christian Strache.

Kurz tha se i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme, pas skandalit, ku nënkryetari dhe kryetari i Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë (FPO), dha dorëheqjen dhe zhyti Austrinë në krizë. Kjo nënkupton edhe dorëheqjen e kancelarit.  Kurz, i cili kryeson Partinë Popullore të qendrës së djathtë dhe udhëheq qeverinë e koalicionit të Austrisë, tha se ai e kishte bërë pozicionin e tij të njohur te presidenti Austriak Alexander Van der Bellen.

“Pas videon së djeshme skandalizuese, duhet të them mjaft sinqerisht: Mjaft më me të tilla korruptime”, ka deklaruar Kurz. Trazirat politike shpërthyen të premten pasi Strache u shfaq në një video takim me një grua që paraqitej si mbesa e një oligarku rus. Videoja është regjistruar pak përpara zgjedhjeve në shtetin austriak.

Duke iu drejtuar gazetarëve gjatë fjalimit të tij të dorëheqjes të shtunën, Strache tha” Ishte një gabim fatal, prandaj jap dorqëheqjen. Sonia Gallego e Al Jazeera, duke raportuar nga Londra, përshkroi skandalin si “shumë të keq” për partinë e Strache me zgjedhjet kryesore të Bashkimit Evropian (BE) të caktuar për javën e ardhshme.

Parlamentarë të Bashkimit Europian kanë deklaruar se Austria kishte në koalicion qeverisës parti të ekstremit të djathtë, të cilat dyshohen se kanë lidhje dhe bashkëpunim me Moskën. Parlamentari i BE Hans-Olaf Henkel deklaroi se partitë e djathta austriake kanë “dashuri” ndaj Putinit.

Ndërkohë, Këshilltari i Kryeministrit Rama për diplomacinë kulturore dhe rilindjen europiane Fate Velaj ka publikuar në “Facebook” fjalët e forta të dorëheqjes së kancelarit austriak Sebastian Kurz.

“Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë por, unë nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot, jap dorëheqjen dhe thërras zgjedhje të parakohshme. Sapo e tha Sebastian Kurz”, shkruan Fate Velaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb