Zgjedhjet lokale që u zhvilluan në Hungari do të kishin kaluar pa ndonjë bujë të madhe, në rast se nuk do të zbulohej një prej skandaleve seksuale më të famshme momentale në Ballkan.


Në një video të publikuar nga mediat serbe, kroate dhe gjerësisht edhe në mediat e huaja tashmë, shfaqet  Zolt Borkai, ish-gjimnastit olimpik dhe kryetari i bashkisë së qytetit Győr, duke bërë origji me prostituta kroate në një jaht.


  • foto galeri
  • foto galeri

Skandali ka tërhequr vëmendje të publikut, edhe për faktin se Borkai është një prej bashkëpunëtorëve të kryeministrit hungarez Viktor Orban. Edhe mediat serbe kanë publikuar pamje nga skandali seksual, ndërsa vetë kryebashkiaku ka kërkuar falje, por nuk ka pranuar të japë dorëheqjen.


Në një video të realizuar majin e kaluar në një jaht në bregdetin kroat, Borkai u kap në një skenë “të nxehtë” me disa prostituta kroate. Ai pranoi se regjistrimi ishte autentik, por mohoi që kishte konsumuar drogë në orgji. Borkai u prezantua si njeri familjar në fushatën zgjedhore, dhe promovonte vlerat kristiano-konservatore të Partisë Fides.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb